Pas një viti e gjysmë te Borussia Dortmund, Pascal Groß është në prag të rikthimit te ish-klubi i tij Brighton & Hove Albion. Mesfushori 34-vjeçar, i cili pasi humbi vendin e titullairt në Dortmundit nuk u grumbullua më as në kombëtare, do të shitet për një shifër rreth tre milionë euro.
Ekipi i Fabian Hürzeler është aktualisht në vendin e 14-të në Premier League dhe po lufton për të arritur një vend në kupat e europës. Afrimi i një lojtari si Groß shikohet si përforcimi ideal për merkaton e janarit për skuadrën e Brighton & Hove Albion.

