Me cilën “mrekulli” ta fillojmë? Historikisht Franca nuk na ka dashur në politikë, por doli se edhe në futboll e paska me të hedhur.Një portier francez, në ekipin e Bylisit ka dalë nga fusha për 7 palë qejfe, dhe na ka lënë dopio gjashtën në mënyre unikale. Bylisi me Vorën po “putheshin” me Milon gjate ndeshjes dhe gati po arrinin orgazmën, kur na del një francez “budalla” dhe na prish dasmën! Ishte teatwr ndeshja apo s’e kuptonte mirw shqipen e futbollit francezi..
Mrekullia e dytë? Kjo ndodhi tamam në farsën që quhet “Topi i Artë”, ku futbolli paketohet në një sallë “ floriri” dhe përqesh futbollin e gjithë vitit. Këtë herë “zotat” kombinuan mrekullisht ne lojën e froneve( sikur ta kishin bërë me fjalë) . Zoti Rama i thotë popullit të sallës së harlisur nga servilizmi : “ Do të flas pak se jam tek mbretëria e presidentit Duka. Nuk mbahet mend sa mandate ka..” Dhe Duka që “replikon” : “ Sa herë që vjen me kujton madatet e mia dhe harron mandatet e veta..” Vetwm mos u zini se edhe pa futboll dhe pa ujë durojmë, por jo pa ju !
Mrekullia e tretë! Kjo është e denjë për një film, kur personazhi kryesor nga i marrë peng kthehet në ..pengmarrës! Fjala është për Tiranën, që rebelon dy herë, një herë me Teutën dhe një herë me Elbasanin, brënda pak ditëve, dhe ngujohet me minuta në pushim të ndeshjeve në protestë ndaj arbitrit dhe ..penalltive kundër ! . Sa do të donte sisitemi ta dënonte Tironën, një zot e di se sa përvëlohen për këtë, por puna është se do të plaste kazani i ngjarjeve superiore.. mu në futbollin Superior !
Sfidanti.al

