Kristi Qarri largohet nga Vllaznia

Vllaznia dhe Kristi Qarri ndërpresin me konsensus bashkëpunimin mes tyre. Klubi shkodran njofton se ka prishur para kohe kontratën me portierin. 25-vjeçari ka veshur gjatë gjithë karrierës së tij vetëm fanellën e Vllaznisë, që nga skuadrat e moshave deri tek ekipi i parë.

Portieri luajti si titullar në ndeshjet kundër Daugavpils në turin e parë të Conference League, por më pas humbi vendin e tij në skuadër.

“KF Vllaznia dëshiron të bëjë me dije se ka arritur akordin me futbollistin Kristi Qarri për ndërprerjen e parakohshme të kontratës dypalëshe. Klubi e falenderon atë për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve me fanellën kuqeblu dhe i uron suksese në  karrierën e tij të  mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e klubit shkodran.

sfidanti.al