Zi në Spanjë, teksa ka ndërruar jetë Fernando Martin, trajner i ekipit Valencia CF Femenino B. Martin humbi jetën së bashku me tre fëmijët e tij pas fundosjes së një varke turistike në brigjet e Indonezisë. Ata po udhëtonin me 11 persona të tjerë pranë destinacionit të njohur të Labuan Bajo. Shtatë persona, përfshirë katër anëtarë të ekuipazhit, arritën të shpëtonin. Gruaja e Fernandos, Andrea, dhe vajza e tyre shtatëvjeçare, Mar, ishin ndër fatlumët që u shpëtuan. Klubi i Valencias i ka shprehur ngushëllime familjes.

