Në një intervistë të fundit, Bruno Fernandes, kapiteni i Manchester United, ka treguar momentin, kur mësoi se për të ishin interesuar “Red Devils”.
“Isha në dhomën time për t’u ndërruar dhe bashkëshortja më pa me lot në sy. Më pyeti se çfarë po ndodhte, nëse kishte diçka që nuk shkonte. Unë nuk po arrija dot as të flisja, sepse për mua ishte si të jetoja një ëndërr.
Manchester United ka qenë gjithmonë klubi im i preferuar. Të merrja atë telefonatë gjashtë muaj pasi mendova se ishte e pamundur, të zb uloja se oferta vinte nga skuadra e ëndrrave të mia, ishte diçka e pabesueshme”, – ka thënë futbollisti portugez.
sfidanti.al

