Situata e rinovimit të Dayot Upamecano-s me Bayern Munchen vazhdon të jetë e tensionuar, ndërsa tani janë zbuluar kërkesat e mbrojtësit francez. Sipas medieve gjermane, përfaqësuesit e Upamecano kërkojnë të përfshihet një klauzolë lirimi prej 65 milionë eurosh, e aktivizueshme nga viti i dytë i kontratës së re. Përveç kësaj, lojtari kërkon një pagë vjetore prej 16 milionë eurosh, deri në 2 milionë euro shtesë në variabla dhe një bonus të lartë nënshkrimi, të ngjashëm me atë që mori Alphonso Davies gjatë rinovimit të tij. Situata e mbrojtësit francez është ndjekur me interes nga klubet e mëdha europiane. Real Madrid, PSG, Chelsea dhe Manchester City janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat financiare të Upamecano-s, duke i forcuar pozicionin në negociatat me Bayern-in. Përfaqësuesit e lojtarit kanë bërë të ditur se nuk janë të nevojshme bisedime të tjera për momentin, duke e lënë çdo kërkesë të qartë mbi tavolinë. Megjithatë, drejtuesit e Bayern-it mbeten optimistë. Drejtori sportiv, Max Eberl, deklaroi pas barazimit 2-2 me Mainz-in se shpreson që rinovimi të finalizohet: “Hendeku mes palëve po bëhet më i vogël, – tha Eberl. Ndërkohë, Upamecano është zhvendosur së fundmi në një vilë më të madhe në Mynih, një
sfidanti.al

