Endrick është tashmë një hap pranë transferimit te Lyon. Braziliani do të largohet nga Real Madridi në formë huazimi gjatë merkatos të dimrit, duke synuar të rifitojë kohën e lojës dhe qëndrueshmërinë në mënyrë që të kualifikohet për thirrjen e Ancelottit për Kupën e Botës. Sipas Defensa Central, lojtari i lindur në vitin 2006 tashmë u ka thënë lamtumirë shokëve të tij të ekipit: “Ka qenë një kënaqësi të kaloj këtë kohë me ju. Shpresoj të fitoni La Ligën dhe Ligën e Kampionëve. Do ta festoj.” Raportet sugjerojnë se Endrick është dukshëm i emocionuar dhe i trishtuar që largohet nga “Los Blancos”, por në të njëjtën kohë i vetëdijshëm se ky veprim është më i nevojshëm se kurrë për zhvillimin e tij.
sfidanti.al

