Joshua mposht youtuber-in, Jake Paul në raundin e gjashtë

Kampioni i boksit Anthony Joshua e mposhti youtuber-in, Jake Paul me nokaut në raundin e gjashtë. Ndeshja shoë u zhvillua në ringun e Miamit. Skena mbresëlënëse, e shpërndarë edhe në rrjetet sociale, momenti kur Joshua goditi Paul me një të djathtë, duke e hedhur nokaut.

“Nuk ishte performanca më e mirë”, tha Joshua pas përfundimit të përballjes. “Doja ta rrëzoja menjëherë, por mu desh më shumë kohë nga sa prisja. Jake Paul punoi shumë mirë dhe meriton lëvdata. Duhet një burrë i vërtetë për ta bërë këtë dhe ai meriton respekt për përpjekjen e palodhur”.

sfidanti.al