Ç’qënka ky Boteror, në 4 të mengjesit me Tunizinë !

Sa shumë i duam përrallat, madje më shumë kur jemi te rritur, sidomos kur flitet për  Kombëtaren . Sapo u hodh shorti dhe fantazia sikur na iku prej duarsh. Pyetja e artë ishte:në cilin grup do të ishte më mirë për Kombëtaren? Punë e madhe se kemi edhe dy ndeshje play-of-i  për të luajtur, njërën me Poloninë në fushën e saj dhe tjetra me fituesen e çiftit Ukrainë – Suedi, ne krijojmë… kualifikimin imagjinar.

Kemi “Diellën” tonë që na ndihmon të gënjehemi mjaftueshem edhe në futboll. Dhe ku ka më bukur se të luash me ëndërra e fantazi me Botërorin. Sapo janë caktuar oraret e ndeshjeve nëpër grupe dhe vendet, “diella e futbollit” ka shënuar golin e radhës…kur thuhet e shkruhet se ndeshja e parë e Shqipërisë në Botëror do të jetë me Tunizinë dhe ndeshja do të luhet në Meksikë më 14 qershor. Dhe në cilën orë?

..S’kemi ç‘bëjmë,  do të çohemi në 4 mëngjesit për të mos e humbur ndeshjen inagurale! Tregohen të pashpirt që nuk na tregojnë sa ka dalë kjo ndeshje…

Sfidanti.al