Natalia Vélez; modelja sexy, e shumë polemikave

Quhet Natalia Velez dhe është modele për të cilën flasin të gjithë. Kolumbiana e nisi karrierën e saj në fushën e modelingut krejt rastësisht duke u paraqitur në një agjenci të prodhimit të reklamave thjesht për t’i bërë favor një mikes së nënës së saj. Por ishte pikërisht ai moment që ndryshoi jetën e saj. Tashmë Natalia është bërë imazhi i shumë produkteve kolumbiane, por ajo ka qenë edhe në fushata publicitare edhe të markave më të rëndësishme në botë si Samsung apo Coca Cola. Por jo vetëm kaq, Natalia ka qenë e përzgjedhura edhe në videoklipet e artistëve të ndryshëm si Romeo Santos apo amerikani Usher, ndërkohë që ajo tashmë ka krijuar edhe linjën e saj të syzeve të luksit.  Por më shumë se për karrierën e saj, për Natalian është folur për jetën personale. Fillimisht tabloidi ‘The Sun’ publikoi një artikull sipas të cilit Natalia Velez ishte e lidhur me sulmuesin Radamel Falcao i cili është i martuar që nga viti 2007 me Lorelei Taron, një lajm që rezultoi të ishte i pavërtetë. Ndërsa vitin e kaluar, ajo pushtoi faqet e para të mediave për një video intime prej 16 minutash ku këmbëngulej se ishte Natalia ajo që dukej se po kryente marrëdhënie seksuale. Një histori që nuk u vërtetua kurrë, por që të gjithë u bazuan te një tatuazh për t’i qëndruar kësaj teorie.

sfidanti.al