Ronald Araujo ka kërkuar pak kohë nga Barcelona, por nuk kanë lidhje as nyje merkatosh e as probleme fizike. Uruguaiani ka marrë nga klubi një pauzë për t’u përqendruar te rikuperimi psikologjik pas humbjes në Champions League me Chelsean, një risi në botën e futbollit ku shëndeti mendor ka një rol gjithnjë e më të rëndësishëm: futbollistët nuk janë makina por qenie njerëzore, secili me problemet e veta, dhe zgjedhja e blaugranave hap një perspektivë të re ku nuk kanë rëndësi vetëm dëmtimet, por edhe barra e padukshme mendore.
Araujo ndalet për t’u rikuperuar mendërisht
Situata është e veçantë dhe nuk ka shumë precedentë në botën e futbollit profesionist. Humbja në Champions kundër Chelseat ka lënë shumë mbetje për zëvendëskapitenin e Barcelonës, i cili nuk ka zbritur në fushë në ndeshjen pasuese, duke ankuar një problem fizik. Por dje entourage-i i tij ka folur me shoqërinë, duke vënë në dukje situatën: Araujo ka nevojë për pak kohë për t’u rikuperuar mendërisht dhe dëshiron të përqendrohet te rikuperimi psikologjik përpara se të kthehet në fushë.
Sot ai ka mbërritur në qendrën sportive, por nuk është stërvitur me shokët e tij të skuadrës, të cilët janë rreshtuar të gjithë në anën e tij, duke i ofruar mbështetje në një periudhë delikate që ndikon edhe në paraqitjet e tij. Uruguaiani është zëvendëskapiten dhe ka një rol të rëndësishëm në dhomat e zhveshjes, me detyra që në këtë moment nuk arrin t’i përballojë. Problemet kanë shpërthyer pas ndeshjes së fundit të Champions-it, por prej javësh ai kishte akuzuar shqetësime: Barcelona i ka dhënë një kohë të pacaktuar për t’u rikuperuar, duke vënë në qendër të çdo gjëje shëndetin mendor dhe duke e trajtuar atë njësoj si një problem fizik, një revolucion pozitiv që mund të ndihmojë shumë lojtarë të tjerë që ndodhen në situatën e tij.
sfidanti.al

