Medon Berisha, talenti kuqezi, vijon me paraqitjet e tij fantastike në Serie A. Në 5 ndeshjet e fundit, është zgjedhur 3 herë si lojtari më i mirë, e fundit ishte kundër Torinos ku dhuroi dy asiste brenda 2 minutash. Jo vetëm kaq, por mediat italiane kanë përfshirë Berishën në formacionin më të mirë të javës së 13-të në Serie A. Calciomercato.com, portieri i njohur italian, e përkufizon Berishën si një gjeni. Në këtë formacion, Berisha është rreshtuar me yje si Yldiz apo Nerez në mesfushë, ndërsa dyshja e sulmit përbëhet nga Lautaro dhe Vardy, të dy lojtarët realizuan “dopietë” këtë fundjavë.
sfidanti.al

