Java e 14-të luhet në mesjavë, spikat derbi i kryeqytetit

Java e 14-të e Abissnet Superiore do të luhet të mërkurën dhe të enjten, më 3 dhe 4 dhjetor. Dy ndeshjet e para të së mërkurës janë Teuta – AF Elbasani dhe Partizani – Bylis, në orën 16:30. Në “Niko Dovana” do të zhvillohet një duel i fortë mes Teutës dhe AF Elbasanit, ku durrsakët synojnë një tjetër fitore në shtëpi për të ngushtuar diferencën me kreun e renditjes. Ndërsa ndeshja Partizani – Bylis do të luhet në “Arenën e Demave”. Në mbrëmje, në orën 19:30, në “Air Albania” do të përballen Dinamo City – Tirana. Të enjten, në orën 16:30, do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të, Vora – Vllaznia në “Loro Boriçi” dhe Egnatia – Flamurtari në “Arena Egnatia”.

Teuta – AF Elbasani                     03.12.2025 16:30

Partizani – Bylis                             03.12.2025 16:30

Dinamo City – Tirana                 03.12.2025 19:30

FK Vora – Vllaznia                         04.12.2025 16:30

Egnatia – Flamurtari                   04.12.2025 16:30

 

sfidanti.al