Botërori 2026/ FIFA propozon më shumë kompetenca për VAR

FIFA po mendon që të zgjerojë kompetencat e VAR në Botërorin 2026 duke i deleguar edhe dy aspekte të reja. Kështu në Botërorin e 2026-ës VAR do të ketë mundësi që të kontrollojë edhe situatat e goditjeve nga këndi si dhe kartonët e dytë të verdhë. Sa u përket goditjeve nga këndi FIFA kërkon që të evitojë të tjera gabime siç ishte ai që ndodhi në 2002-in kur Spanjës iu anullua një gol i rregullt i shënuar nga Morientes në takimin kundër Koresë së Jugut.

sfidanti.al