Botërori i Formulës 1 do të vendoset në garën e fundit, e cila do të mbahet në Abu Dhabi. Ky titull pritet që të jetë njëri nga më të luftuarit pasi janë plot tre pilotë ende në garë.
Më poshtë mund të shikoni të gjitha kombinimet që duhet të ndodhin që secili prej plotëve u duhet për tu shpallur kampion. Kujtojmë se pikët shpërndahen në këtë sistem: 25, 18, 15, 12, 10, 8, 6, 4, 2, 1.
Renditja
1.Lando Norris (McLaren): 408 pikë
2.Max Verstappen (Red Bull): 396 pikë
3.Oscar Piastri (McLaren): 392 pikë
Norris fiton titullin në Abu Dhabi nëse…
Përfundon mes tre të parëve
Del i katërti dhe Verstappen nuk fiton
Del i pesti dhe Verstappen nuk fiton
Del i gjashti dhe as Verstappen dhe as Piastri nuk fitojnë
Del i shtati dhe Verstappen dhe as Piastri nuk fitojnë
Del i teti, Verstappen i treti ose më keq dhe Piastri nuk fiton
Del i nënti, Verstappen përfundon jashtë podit dhe Piastri nuk fiton
Del i dhjeti, Verstappen nuk arrin në pod dhe Piastri del i trei ose me keq
E mbyll garën jashtë zonës së pikëve, Verstappen del i katërti ose me kq ndërsa Piastri del i treti ose më keq
Verstappen shpallet kampion në Abu Dhabi nëse…
Fiton dhe Norris e mbyll i katërti ose më keq
Del i dyti, Norris i teti ose me keq dhe Piastri nuk fiton
Del i treti, Norris i nënti ose më keq dhe Piastri nuk fiton
Piastri shpallet kampion në Abu Dhabi nëse…
Fiton dhe Norris e mbyll garën i gjashti ose më keq
E mbyll i dyti, Norris del i dhjeti ose më keq dhe Verstappen e mbyll garën i katërti ose me keq.
sfidanti.al

