Maignan kërkohet nga rivalët e Milan-it

Te Milan-i, e ardhmja e portierit Mike Maignan vazhdon të jetë një nga çështjet më të diskutuara të momentit. Pavarësisht paraqitjes vendimtare në derbin e fundit ndaj Inter-it, ku pritjet e tij patën ndikim në rezultat, marrëdhënia mes lojtarit dhe klubit duket e ftohtë.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se tensionet kanë nisur rreth një vit më parë, në momentin kur Milan-i paraqiti një ofertë të parë rinovimi, e cila është konsideruar e papërshtatshme nga lojtari dhe stafi i tij menaxhues. Kjo ofertë, e interpretuar si nënvlerësim, ka krijuar pakënaqësi të thellë te portieri francez.

Në këtë situatë, Maignan nuk duket i gatshëm të rinovojë kontratën aktuale, e cila përfundon në qershor. Milan-i pritet të rikthehet me një ofertë të re, të njëjtë me atë fillestare, rreth 5 milionë euro në sezon, por gjasat janë që portieri të mos ndryshojë qëndrim.

Kjo ka hapur menjëherë skenarë të rinj për të ardhmen e tij. Klubet e Premier League janë të parët që kanë shfaqur interes.

Ndërkohë, në skenë shfaqet edhe Juventus-i, që po vlerëson situatën e portierit aktual Di Gregorio. Klubi bardhezi raportohet se ka nisur sondazhet për një transferim të mundshëm, duke e parë Maignan si një opsion të besueshëm për të ardhmen.

sfidanti.al