Në ditën e hedhjes së shortit të playoff-it për Kupën e Botës 2026, Gazzetta dello Sport ka intervistuar Fabio Capellon, i cili ka komentuar situatën e Kombëtares italiane dhe punën e bërë nga Gennaro Gattuso deri më tani. Capello vlerësoi trajnerin e ri të Italisë, duke theksuar se Gattuso mori drejtimin e skuadrës në një moment të vështirë: “Gattuso mori ekipin pas dy ndeshjeve të para të grupit, arriti disa fitore dhe i dha skuadrës pak frymë dhe shpirt gare. Nuk pamë lojë të madhe apo personalitet të jashtëzakonshëm, por humbja ndaj Norvegjisë kishte lënë gjurmë të thella te lojtarët,” u shpreh ish-trajneri i Milanit.
Megjithatë, sipas Capellos, Gattuso ka bërë detyrën: “Rino bëri atë që duhej. Humbja me Norvegjinë na detyron të reflektojmë për kapacitetet tona reale. Kam dëgjuar çfarë u tha ai lojtarëve pas ndeshjes…”
Capello theksoi se Italia nuk ka më lojtarë të nivelit të lartë si në të kaluarën, ndaj duhet punuar te mentaliteti kolektiv:
“Tani nuk kemi kampionë të mëdhenj, ndaj gjëja më e rëndësishme është të krijojmë mentalitet grupi. Por kjo është e vështirë, sepse historikisht Italia ka bërë mirë në turne të mëdha kur ka pasur bërthamën e një skuadre të fortë. Sot jemi pak të fragmentuar, çdo lojtar vjen nga realitete të ndryshme.” I pyetur për ekipin që Italia nuk do të donte të përballej në playoff, Capello ishte i prerë: “Do të preferoja sërish Maqedoninë e Veriut, vetëm për revansh, pas asaj që ndodhi në 2022.”
sfidanti.al

