Irina Shayk ndez Kanën; në tapetin e kuq me format perfekte të saj

Irina Shayk ka rigjetur format perfekte fizike të saj. Modelja ruse, e fejuara e aktorit hollivudian Bradely Cooper u  shfaq në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë të Francës ku u duk më e bukur e më sensuale se kurrë. E veshur me një fustan elegant të verdhë, Shayk 31 vjecare i la të gjithë pa frymë me format e saj të cilat i fitoi në një kohë rekord duke marrë parasysh se vetëm përpara 2 muajsh ajo solli në jetë vogëlushen Lea.

sfidanti.al