Milan, Leao: Allegri më ka dhënë liri

Sulmuesi i Milanit, Rafa Leao ndez amosferën përpara derbit të shumëpritur të së dielës në mbrëmje: “Të gjithë lojtarët janë gati për ndeshjen”, tha sulmuesi i kuqezinjve. “Ne duam të përgatitemi mirë për këtë ndeshje. Është derbi dhe Interi është një grup i mirë, ata kanë krijuar një ekip të mirë. Për ne, është gjithashtu një mundësi për t’u ngjitur në krye të tabelës dhe tashmë mund ta ndjeni atmosferën këtë fundjavë”.

Leao më pas e zgjeroi diskutimin në të gjithë sezonin, duke bërë krahasime me të kaluarën dhe duke folur për ndryshimet e këtij viti: “Viti i kaluar ishte i vështirë, këtë vit mbërritën shumë lojtarë të rinj, por klubi, struktura, të gjithë kanë bërë një punë të shkëlqyer. Sollën një drejtor të shkëlqyer që punon shumë mirë, ata mbajtën Ibrën, ata sollën Allegrin që ka shumë përvojë, sollën Luka Modric, dhe mendoj se këto pjesë janë të rëndësishme për ne, për lojtarët më të rinj. Siç mund ta shihni, ekipi ynë ka shumë lojtarë të rinj dhe njerëz me përvojë që mund të na ndihmojnë të bëjmë shumë mirë. Edhe pse nuk jemi ende në gjysmën e sezonit, ne duam të arrijmë rezultate të mira, por padyshim hap pas hapi, dhe e diela është një shans për të treguar se çfarë mund të bëjmë”.

Më pas ai u përqendrua te Max Allegri dhe kërkesat e tij: “Trajneri nuk më kërkon shumë gjëra, ai thjesht më tha: ‘je i lirë’, dhe gjëja më e rëndësishme është të qëndroj i përqendruar dhe të kem mentalitetin e duhur, sepse ai e di se çfarë mund të bëj me topin dhe se mund ta ndihmoj ekipin edhe pa top. Është më shumë si një baba që i kërkon të birit të tij të bëjë gjithmonë më mirë në shkollë dhe në jetë, t’i bëjë gjërat në mënyrën e duhur. Ndihem i lumtur dhe shumë i sigurt në çdo ndeshje sepse e di që ai mbështetet tek unë. Ai thjesht më kërkon të qëndroj i përqendruar edhe pas një goli, të mos ndalem”.

sfidanti.al