Rabiot i rikuperuar, do të jetë në radhët e Milanit në derbin

Derbi me Interin po afron për Milanin e Massimiliano Allegrit, i cili mezi pret të kthehet te fitoret pas barazimit në transfertë ndaj Parmës në ditën e fundit të kampionatit. Pas rifillimit të stërvitjes, trajneri i kuqezinjve pati tre surpriza të këndshme, duke mirëpritur Maignan, Gabbia dhe Ricci, të cilët u kthyen nga angazhimet e tyre me ekipin kombëtar një ditë më herët se sa ishte planifikuar. Ishte një ditë veçanërisht e rëndësishme për mesfushorin francez Adrien Rabiot, i cili gjithasthu u rikthye në stërvitje me ekipin pas një muaji e gjysmë jashtë për shkak të një problemi me soleusin. Sulmuesi meksikan Santiago Gimenez, megjithatë, vazhdoi të stërvitej individualisht.

sfidanti.al