Galatasaray me ritëm të fortë për të siguruar Ademola Lookman që në sesionin e janarit. Sipas burimeve të para, për sulmuesin e Atalantës është gati një kontratë marramendëse prej 9 milionë eurosh në sezon, një ofertë që e vendos klubin turk në pozicion shumë të favorshëm.
Një rol vendimtar në operacion thuhet ta ketë pasur Victor Osimhen, i cili mësohet të ketë bindur Lookman të pranojë një transferim në Superligën turke. Strategjia e Galatasarayt është e qartë: fillimisht bindja e lojtarit, më pas negociatat për çmimin e kartonit me Atalantën.
Nga ana e tyre, bergamaskët nuk kanë ndërmend të zvëndësojnë vlerën e sulmuesit, por klubi turk disponon fuqinë financiare për të plotësuar kërkesat e “nerazzurrëve”.
Megjithatë, situata sportive dhe marrëdhëniet e tendosura të futbollistit me ambientin në Bergamo po e shtyjnë Atalantën drejt një zgjidhjeje të shpejtë. Pas polemikave të verës së kaluar, tensioneve të fundit me trajnerin Juric, mungesave, pakënaqësive dhe certifikatave mjekësore të paraqitura, duket qartë se Lookman nuk dëshiron më të qëndrojë në ekip.
Për klubin dhe tifozët, çarja është tashmë e hapur. Nisur nga gjithçka ka ndodhur, ideja që Lookman të largohet sa më shpejt konsiderohet opsioni më i shëndetshëm për Atalantën.
Galatasaray është gati. Lojtari po ashtu. Tani topi mbetet në fushën e Atalantës.
sfidanti.al

