“La Loko” Bielsa ka gjetur një klub të ri, Lilen e Frances..

Marselo Bielsa që në Argjentinën e tij e quajnë “La Loko” (I çmenduri”, ndodhet vetëm një hap larg klubit të ri. Pas një episodi të dështuar te Lacio që zgjati vetëm 48 orë, Bielsa, tani, ka arritur të gjejë një klub të ri. Ky do të jetë Lila franceze që, edhe zyrtarisht, njoftoi se ky specialist argjentinas do ta drejtojë ekipin që nga fillimi i sezonit tjetër. Marselo Bielsa është 61 vjeç dhe, gjatë karrierës së tij të pasur, ai ka qenë trajner i ekipeve të tillë, si Njuels, Atlas, Amerika e Meksikës, Veles Sarsfild, përfaqësueset e Argjentinës e të Kilit, Atletiko e Bilbaos dhe Marseja. Suksesi i tij më i madh është fitimi i medaljes së artë në Lojrat Olimpike të Athinës, më 2004, në krye të përfaqësueses së Argjentinës.

Sfidanti.al