Formula 1, Audi zbulon njëvendëshen, do të debutojë në “Botërorin 2026”

Edhe tre gara deri në fund të Botërorit 2025 në Formula 1. Në pritje për të zbuluar kampionin e ri, sporti më i rëndësishëm I automobilizmit sheh nga e ardhmja. Duke nisur nga kampionati i vitit 2026 pjesë e pistave të Formula 1 do të jetë edhe Audi. Skuderia me bazë në Neuburg zbuloi botës njëvendëshen e saj të parë Audi R26, makina e parë e këtij lloji e projektuar dhe motorizuar nga kompania gjermane.

Koncepti aerodinamik dhe ai mekanik paraqesin shumë risi teknologjike. Me prerje gjeometrike dhe me te ngjyra mat, të zezë, të kuqe dhe titan I japin makinës Audi një pamje agresive. Motori I zhvilluar për më shumë se tre vjet, është një V6 me djegie të brendëshme dhe kompresor turbo. Po ashtu, përfshin një bateri me volytazh të lartë dhe njësi kontrolli elektronike. Skuderia gjermane I ka besuar në botërorin e parë të saj në Formula 1, pilotit me shumë eksperiencë Nico Hulkenberg dhe të riut Gabriel Bortoleto.

Njëvendëshja do të prezantohet zyrtarisht në Mynih në janar të vitit të ardhshëm. Më pas, në program janë testet e para të mbyllura në në cirkuitin e Barcelonës, përpara atyre zyrtarë që do të zhvillohen për të gjitha skuderitë në Bahrein në javën e dytë dhe të tretë të shkurtit. Audi R26 do të bëjë debutimin në Botërorit 2026 të Formula 1, në garën e parë për Çmimin e Madh të Australisë që do zhvillohet nga datë 6 deri më 8 mars. Drejtuesit e skuderisë gjermane thonë se objektiv është titulli kampion deri në vitin 2030. Historia ka treguar se në disiplinat e tjera të sportit të automobilizmit Audi ka fituar gjithmonë, duke nisur nga 4 titujt kampion në Rally, titullit në vitin 2024 në Dakar, 13 titujt në “24 orët e Le Mans”, por edhe ato në Formula E apo DTM. Në këtë mënyrë, të gjithë rivalët janë të paralajmëruar.

sfidanti.al