Ishte një mbrëmje për t’u harruar për Raheem Sterling dhe familjen e tij. Sipas disa raportimeve të mediave angleze, anësori i Anglisë ishte viktimë e një grabitjeje në shtëpinë e tij të shtunën e kaluar. 30-vjeçari ishte në shtëpi me fëmijët e tij kur persona të maskuar u përpoqën të hynin me forcë në pronën e tij.
Për fat të mirë, lojtari i Chelseat dhe familja e tij mbetën të padëmtuar. Më poshtë është deklarata e lëshuar nga zëdhënësi i anglezit: “Mund të konfirmojmë se Raheem Sterling ishte viktimë e një grabitjeje në shtëpinë e tij këtë fundjavë. Gjithashtu mund të konfirmojmë se ai dhe fëmijët e tij ishin të pranishëm në kohën e incidentit”.
“Ndërsa kjo është një shkelje serioze e privatësisë dhe sigurisë, jemi mirënjohës që mund të konfirmojmë se ai dhe familja e tij janë të sigurt. Kërkojmë që privatësia e Raheem dhe familjes së tij të respektohet në këtë kohë të vështirë”.
sfidanti.al

