Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kampionatin serb të futbollit, gjatë ndeshjes mes Mladost dhe Radniçkit.
Trajneri i Radniçkit, Mladen Zizovic, ka humbur jetën pasi pësoi kolaps në fushën e lojës. Episodi ndodhi në minutën e 20-të të ndeshjes, kur 44-vjeçari u rrëzua papritur pranë pankinës së tij.
Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë dhe trajneri u transportua me ambulancë drejt spitalit. Ndeshja fillimisht vazhdoi, por u ndërpre përfundimisht pak para fundit të pjesës së parë, pasi u konfirmua lajmi për ndarjen nga jeta të Zizovic.
Ai kishte një karrierë të gjatë si futbollist në kampionatin ballkanik dhe ishte një figurë e njohur edhe në Shqipëri. Gjatë sezonit 2010-2011, ai ishte pjesë e Tiranës, ku zhvilloi 17 ndeshje dhe shënoi një gol.
sfidanti.al

