Flamurtari-Partizani, ndeshja që u vendos nga…gabimet e arbitrave

Flamurtari-Partizani u shndërrua në një sfidë të mbushur me polemika, ndërhyrje të shumta të sistemit VAR dhe vendime që ndryshuan rrjedhën e lojës. Nga penalltia e anuluar për “demat e kuq”, te goli i mohuar i Maksutit dhe polemikat në fund për një prekje me dorë, teknologjia u bë protagonistja kryesore e mbrëmjes në “Flamurtari Stadium”.

Mes protestave, tensionit dhe dyshimeve për vendime të diskutueshme, VAR-i ndikoi drejtpërdrejt në fatin e këtij dueli të zjarrtë të Superiores.

MINUTAT 5-9: Gjyqtari Bylykbashi akordon penallti për Partizanin, por Emanuela Rusta e thërret në VAR për të riparë rastin. Bylykbashi ndryshon vendimin, duke e konsideruar faull të Skukës ndaj Telushit në zonën e Flamurtarit. Në momentin e parë u duk se vlonjati ishte një hap para lojtarit të “demave”. Vendim i drejtë i VAR-it.

MINUTA 36: Flamurtari gjen golin e avantazhit pas një super aksioni dhe gabimit të Janjevës. Festa e Maksutit prishet menjëherë nga anësori, që e quan pozicion jashtë loje. VAR konfirmon pozicionin e parregullt të Maksutit, protestojnë tifozët. Pamjet tregojnë se nuk bëhet fjalë për një pozicion të parregullt. Ka gabuar VAR-i.

MINUTA 45+7: Pretendime për penallti te Flamurtari. Gjyqtari Bylykbashi e konsideron gjithçka të rregullt, mbajtjen e Janjevës ndaj një lojtari kuqezi. Dyshimet për një 11-metërsh janë.

MINUTA 52: Doumbia rrezikon dhe ndëshkohet me karton të verdhë për faullin ndaj Ramirez. Faull taktik i lojtarit të Partizanit.

MINUTA 77′ Urbaez ndëshkohet me karton të verdhë pas faullit ndaj Atanaskoskit. Ka tension në fushë. Ndërhyrja e ashpër në kufi për kartonin e kuq.

MINUTAT 84-87: Oshafit i anulohet goli për prekje me dorë të Maksutit. VAR-i thërret Bylykbashin për herë të dytë, pas episodit të penalltisë së anuluar në pjesën e parë. Vendim i drejtë i VAR-it