I shënon portierit serb, Shpendi gjen golin në Serie B

Empoli barazoi 1-1 ndaj Venezias, në ndeshjen e Serie B. Sulmuesi shqiptar i Empolit, Stiven Shpendi ia doli që të shënojë, duke dërguar topin pas shpinës së portierit serb, Filip Stankovic. E djathta tokazi e Shpendit ishte e pamundur për t’u arritur nga “gardiani” Stankovic. 22-vjeçari Stiven Shpendi, në 7 ndeshje të luajtura deri më tani, ka realizuar 4 gola. Pritshmëritë janë të mëdha për të, me trajnerin e skuadrës që beson shumë te aftësitë e futbollistit.

sfidanti.al