Anglia në Kupën e Botës 2026

Anglia është kualifikuar zyrtarisht për Kupën e Botës si skuadra e parë nga zona e UEFA-s, një rezultat që nuk u vu kurrë në dyshim për djemtë e Tuchel, të cilët fituan gjashtë nga gjashtë ndeshjet e tyre në Grupin K ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Ndeshja kundër Letonisë u zhbllokua në minutën e 25-të me goditjen precize të Gordon, përpara se Kane ta çonte skuadrën e tij në epërsi të trefishtë me një dopietë: një gol në minutën e 43-të dhe një penallti në minutën e 48-të.

Në pjesën e dytë, autogoli i Tonisevs vulosi golin e katërt të Anglisë, përpara se Eze të shtonte të pestin. Rezultati përfundimtar ishte 5-0, duke e lënë Anglinë me 18 pikë dhe një vend në Kupën e Botës.

Ndërsa Shqipëria mbën vendin e dytë me 11 pikë, Serbia u ngjit në 10 pikë pas fitores 3-1 në transfertë kundër Andorrës. Vendasit shënuan të parët me anë të

Guillaume Lopez (17′), por serbët u rikthyen me golat e Garcia 19’(autogol), Vlahovic 54’ dheMtrovic 77’ me penallti. Gara për fazën eliminatore është e hapur dhe Anglia do të jetë vendimtare: Kane dhe shokët e tij do të përballen me Serbinë dhe Shqipërinë në dy ditët e fundit të ndeshjeve. Letonia (5) dhe Andorra (1) janë jashtë garës.

sfidanti.al