Gascoigne: Piva në pushim të ndeshjes e më pas shënova dy gola

Duke rrëfyer për luftën e tij me alkoolizmin gjatë një interviste televizive për librin e tij të ri, Paul Gascoigne zbuloi të gjitha të vërtetat dhe dobësitë e një karriere të gjatë që e pa të kryente bëma të mëdha në fushë, por edhe të përballej me situata të vështira në jetën e tij private. Një nga historitë e tij të fundit ka të bëjë me marrëdhënien e tij delikate me alkolin: “Ishte pjesa e parë e finales së Kupës së Ligës”, tha ai, “trajneri më pyeti nëse kisha pirë dhe unë i thashë jo. Ai u përgjigj: ‘Atëherë shko dhe pi një’. Piva nëntë, shënova dy gola dhe u shpalla lojtari i ndeshjes. Por nuk më lanë të shkoja në darkën pas ndeshjes sepse kisha pirë shumë!”, kujtoi ai me një buzëqeshje të hidhur.

sfidanti.al