Serbia nuk ka rrugë tjetër veç fitores në takimin e nesërm ndaj Shqipërisë.
Për këtë arsye, trajneri Dragan Stojkoviç, nuk ka ndër mend të kursejë futbollistë për duelin në Leskovac dhe ka hedhur në fushë të gjithë emrat e rëndësishëm.
Pikë së pari, ai bëri të qartë që në konferencën për mediat se Petroviç do të ishte titullar në portë, ndërsa para tij pritet të luajnë Erakoviç, Pavloviç dhe Vejlkoviç, me këtë të fundit që merr vendin e Nikola Milenkoviç, një prej liderëve të kësaj përfaqësueseje.
Në mesfushë, pritet debutimi i Aleksandar Stankoviç, mesfushorit 20-vjeçar i cili po shkëlqen me Bryzhin në Belgjikë pas transferimit atje nga Interi.
Në krah do të ketë një veteran të kësaj skuadre, Filip Kostiç.
Sa i përket sulmit, përpara do të vendoset nga minuta e parë dyshja Mitroviç-Vlahoviç, me Samarxhiç në mbështetje të tyre, në një rol ku po luan tashmë me rregullsi te Atalanta.
Formacioni i mundshëm i Serbisë
Petroviç – Erakoviç, Veljkoviç, Pavloviç – Zhivkoviç, Maksimoviç, Stankoviç, Kostiç – Samarxhiç – Vlahoviç, Mitroviç.
sfidanti.al