LeBron James tërbon tifozët

Sportdashësit në të katër cepat e botës kanë mbajtur frymën për 24 orë pas njoftimit misterioz që bëri LeBron James pak ditë më parë kur njoftoi se do të merrte një vendim të rëndësishëm. Të gjithë menduan se ylli i Lakers do të zbulonte se sezoni i 23-të i tij në NBA do të ishte edhe i fundit në këtë ligë madje ky lajmërim ndikoi edhe në çmimet e takimit të fundit të ekipit kalifornian në NBA. Po vetë basketbollisti njoftoi dje se lajmërimi i tij i madh nuk kishte të bënte me karrierën, por me bashkëpunimin me një kompani, e cila prodhonte konjak. Kjo metodë e zgjedhur prej James për të lajmëruar këtë bashkëpunim ka tërbuar jo pak tifozë, të cilët në rrjet kanë sulmuar idhullin e tyre duke e akuzuar për protagonizëm të tepruar dhe lakmi.

sfidanti.al