Që nga vera e kaluar, Majkëll Olize ka qenë një furtunë në sulmin e Bajernit. Bavarezët e blenë francezin nga Premier Ligë për 53 milionë euro. Ai e ka justifikuar shumë kohë më parë këtë shumë me paraqitje të shkëlqyera dhe është bërë pjesë e pazëvendësueshme e formacionit titullar të Bajernit. Problemi për Bajernin: paraqitjet e Olise po ngjallin interes. Klubet e mëdha angleze e kanë lojtarin në krye të listës së tyre dhe duan ta rikthejnë atë në Premier Ligë. Mbi të gjitha, bëhet fjalë për Liverpulin, Çelsin dhe Sitin. Tani, një tjetër klub gjigant botëror duket se është futur në garë për yllin e Bajernit. Edhe Reali i Madridit i ka hedhur sytë nga Olise. Gjiganti spanjoll po përmendet si rivali kryesor i klubeve angleze. Megjithatë, Bajerni është i vendosur të parandalojë një largim.
sfidanti.al