Messi dhuron spektakël në MLS

Leo Messi ka dhuruar një tjetër spektakël në MLS. Ylli argjentinas shkëlqeu me tri asiste, në fitoren e Inter Miamit 4:1 ndaj Neë England Revolution. Mesi asistoi në dy golat e Allende dhe në një të Jordi Albas. Ky i fundit shënoi dy gola në këtë ndeshje. Me këtë fitore, Inter Miami tani ka 59 pikë në vendin e tretë shtatë më pak se lideri Philadelphia Union që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.Megjithatë, Inter Miami vetëm se e ka siguruar fazën e play-offit të këtij sezoni në këtë garë.

sfidanti.al