Ylli norvegjez i Manchester City-t, Erling Haaland, ka bërë një deklaratë të pazakontë gjatë një interviste, duke folur për mendimet që e shoqërojnë në jetën e përditshme jashtë futbollit. “Është pak e frikshme kur je vetëm në shtrat para se të flesh dhe mendon: ‘Çfarë ndodh ditën që unë vdes? A do të shkoj në parajsë? A do të shkoj në ferr? Ku do të shkoj?’”, u shpreh Haaland. Futbollisti 25-vjeçar, i njohur për golat dhe performancat e jashtëzakonshme në fushë, rrallëherë flet publikisht për tema të tilla ekzistenciale. Deklarata e tij ka tërhequr vëmendje të madhe, pasi shfaq një anë personale dhe reflektuese të sulmuesit të fuqishëm, larg dritave të stadiumit. Haaland aktualisht vazhdon sezonin me Manchester City-n, ku është një nga lojtarët kyç në sulm, por komenti i tij i fundit ka ngjallur diskutime në media dhe rrjete sociale mbi aspektet shpirtërore të jetës së sportistëve.
sfidanti.al