Inter, Lautaro golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez, po përjeton një periudhë të artë te Interi, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Klubit sa i përket Ligës së Kampionëve. Me dopietë e ndaj Slavia Pragës, ai arrin kuotën e 23 golave gjithsej në këtë kompeticion. Kapiteni i Interit Lautaro Martínez, vazhdon të shkruajë historinë me fanellën zikaltër! Me dy golat e shënuar ndaj Slavia Pragës, sulmuesi argjentinas arriti rekordin prej 23 golash vetëm në Champions League. Këto statistika e bëjnë lojëtarin e parë të klubit ziklatër që  shënon në shtatë sezone radhazi, duke lënë pas edhe emra të tjerë të suksesshëm si Mbappé, Haaland dhe Griezmann. Por rekordet nuk mbarojnë këtu! Vetëm pak ditë më parë, në fitoren ndaj Cagliarit, kapiteni zikaltër hyri në historinë e Serie A me 117 gola, duke kaluar legjendën Sandro Mazzola dhe duke zënë vendin e pestë në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave për Interin në kampionat. Martinez ishte padyshim protagonisti kryesor në sfidën e zhvilluar në “San Siro” mes Interit dhe Slavia Pragës, që u mbyll me rezultatin 3-0. 28 vjeccari e gjeti rrugën drejt rrjetës me golin e parë në minutën e 27-të, ndërsa në pjesën e dytë shënoi sërish, falë një krosi perfekt të Bastonit. Sulmuesi argjentinas mungoi në sfidën debutuese të Champions Ligë kundër Ajaxit, për shkak të një dëmtimi. Për këtë arsye trajneri Kivu vendosi ta mbajë jashtë fushës, për t’i dhënë kohën e plotë që të rikuperohej plotësisht. Sfida ndaj Slavia Pragës konfirmoi se 28 vjecari ëshë në formë, dhe me këtë sukses jo  vetëm që shënon një moment të artë personal, por edhe motivon skuadrën me rrugën drejt fitores së kupave vendase dhe ato të Europës.

sfidanti.al