Lewis Hamilton ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale lajmin më të dhimbshëm: ndarja nga jeta e qenit të tij të dashur, Roscoe, që për vite me radhë e ka shoqëruar në çdo pistë dhe paddock të botës së Formulës 1.
“Ta sillja Roscoe në jetën time ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë. Do të ruaj përgjithmonë kujtimet që kemi krijuar së bashku. Është një nga përvojat më të dhimbshme dhe ndiej një lidhje të thellë me këdo që ka përjetuar humbjen e një kafshe të dashur”, shkroi piloti anglez i Ferrarit në Instagram. Bulldogu i famshëm ishte prekur nga një pneumoni dhe gjendja e tij u përkeqësua pas një arresti kardiak. Me Roscoe në koma, Hamilton kishte vendosur të mos merrte pjesë as në testet e Mugello-s, duke qëndruar pranë tij deri në fund. “Roscoe ndërroi jetë të dielën në mbrëmje në krahët e mi”, përfundoi me dhimbje kampioni i shtatëfishtë i botës.
sfidanti.al