Melisa Sata, një personazh shumë i njohur për botën e spektaklit në Itali, i është kthyer në një intervistë të dhënë së fundmi, lidhjes së saj dhe martesës me ish-futbollistin Kevin-Prins Boateng. Ata u martuan në vitin 2016, por shpallën divorcin në vitin 2020. Dhe Sipas Melisas, kishte përjetuar një zhgënjim të madh nga fakti se kjo martesë nuk zgjati përgjithmonë. “Për mua ishte një dhe përgjithmonë, ai ishte vizioni që unë kisha në atë periudhë. Ishte një tragjedi, por kam bërë një rrugëtim, kam marrë mësime dhe tani e di se çdo gjë mund të ketë një fund të lumtur nëse ekziston dëshira”, tha Sata duke kujtuar dasmën e saj me ish-mesfushorin e Milanit.
