Këmbanë alarmi në Appiano Gentile për Interin. Sulmuesi Lautaro Martinez ka humbur seancën stërvitore për shkak të dhimbjeve në shpinë, në prag të udhëtimit për në Amsterdam për sfidën ndaj Ajax-it, debutim i zikaltrave në këtë edicion të Champions League. Argjentinasi punoi vetëm në palestër dhe nuk u bashkua me grupin, por do të udhëtojë gjithsesi drejt Holandës. Disponueshmëria e tij për ndeshjen e nesërme mbetet në dyshim dhe trajneri Chivu pritet të japë konfirmimin përfundimtar. Ndryshe nga Lautaro, mbrojtësi Matteo Darmian nuk do të jetë fare në Amsterdam. Ai vuajti gjithashtu nga dhimbje shpine dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Ajax-it.
sfidanti.al