Një episod i vogël, i rrëfyer nga vetë Arrigo Sacchi, sjell në kujtesë shpirtin e pathyeshëm të Milanit të fundviteve ’80.
“Një mëngjes Ruud u zgjua…” – kështu nis rrëfimi i ish-trajnerit, ku përshkruhet një moment i veçantë mes Ruud Gullit dhe Carlo Ancelottit, në prag të një ndeshjeje kundër Real Madridit në Bernabeu. Ndërsa Ancelotti shprehte tension para sfidës, Gullit i përgjigjej me qetësi absolute:
“Nuk më intereson kush është përballë. Kur luaj për Milanin ndjehem i pathyeshëm… ne fitojmë ende pa nisur ndeshja.”
Ky mentalitet, që bashkonte lojtarët e asaj periudhe, e ktheu Milanin e Sacchit në një skuadër legjendare, që nuk njihte frikë dhe mbizotëroi në Itali e Europë.
Një kujtim që tregon se suksesi nuk është vetëm talent e taktikë, por edhe frymë grupi dhe besim i palëkundur në veten dhe bashkëlojtarët.