Sulmuesi anglez Ivan Toney ka befasuar me deklaratat e tij për kampionatin saudit. Në një intervistë, ai u shpreh se Saudi Pro League ka arritur tashmë një nivel krahasueshëm me Premier League.
“Për mua, Saudi Pro League është në të njëjtin nivel me Premierligën. Nëse Al-Ahli do të luante në Premierligë, do të bënte një paraqitje të fortë dhe do të ishte afër top katërshes,” – tha Toney.
Sipas tij, njerëzit nuk duhet ta nënvlerësojnë futbollin saudit:
“Është një ligë cilësore dhe njerëzit nuk duhet ta nënvlerësojnë. E pamë Al-Hilal të luante kundër Manchester City dhe t’i mundte ata.”
Deklarata e Toney hap debat mbi nivelin real të futbollit në Arabinë Saudite dhe konkurrencën me kampionatet kryesore evropiane.
sfidanti.al