Debutim fantastik për Eraldo Çinarin në Arabinë Saudite

Eraldo Çinari e ka nisur me këmbën e mbare eksperiencën e tij në Arabinë Saudite, ku iu bashkua skuadrës së Al Xhabalain vetëm pak ditë më parë. Sulmuesi shkodran, ka lënë shenjë që në ndeshjen e parë në kampionatin e kategorisë së dytë te sauditët, duke shënuar gol në fitoren 2-1. I rreshtuar menjëherë mes titullarëve, Çinari i dha avantazhin skuadrës në minutën e 24-t me një gol spektakolar. Ai mori një pasim të gjatë nga e majta dhe në shtyllën e dytë shënoi me kokë me një zhytje që nuk i la kohë portierit të reagonte. Kjo është aventura e katërt jashtë Shqipërisë për Çinarin, i cili më parë ka luajtur edhe për Samsunspor në Turqi, Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë e Veriut dhe Noah në Armeni.

sfidanti.al