Dinamo drejt stadiumit “Dinamo”

Pas Tiranës, edhe Dinamo pritet të rikthehet në stadiumin “Selman Stërmasi” për të zhvilluar ndeshjet e saj si pritëse. Sipas burimeve pranë klubit, marrëveshja është drejt finalizimit dhe do të largojë përkohësisht blutë nga “Elbasan Arena”, ku kanë luajtur deri më tani.

Në fakt, edhe pse stadiumi i Elbasanit ka rezultuar me fat për Dinamon, një pjesë e madhe e tifozëve kanë kërkuar prej kohësh rikthimin e ekipit në Tiranë. Lëvizja pritet të konkretizohet pas dy sfidave të ardhshme: më 14 shtator kundër Elbasanit dhe më 17 shtator ndaj Teutës, të dyja në transfertë.

Kështu, rikthimi zyrtar i Dinamos në “Selman Stërmasi” mund të ndodhë në javën e pestë të Superiores, duke i dhënë skuadrës së Ilir Dajës mundësinë të luajë para publikut kryeqytetas dhe në një stadium që historikisht ka qenë i lidhur ngushtë me futbollin tiranas.

sfidanti.al