Hjulmand do të jetë trajneri i ri i Leverkusen

Bayer 04 ka shfrytëzuar në maksimum pushimin e kombëtareve pasi mësohet të ketë arritur marrëveshjen me ish-komisarin teknik të Danimarkës, Kasper Hjulmand. 53-vjeçari pritet që të zyrtarizohet brenda pak orësh ndërsa ende nuk dihet nëse do të jetë të premten në stolin e Leverkusen-it, të cilët presin në “BayArena” ekipin e Eintracht-in e Frankfurtit. Për drejtuesit e Leverkusen marrëveshja me Kasper Hjulmand nuk ka qenë e lehtë pasi trajneri që prej momentit që u largua nga kombëtarja daneze, në fund të Euro 2024, bëri me dije se kishte nevojë për pak pushim. Madje në Janar hoqi dorë nga një ofertë tunduese që i kishte ardhur nga kombëtarja belge.

sfidanti.al