Gyokeres në gjyq për transferimin e tij:

Parashikohen kohë të vështira për Viktor Gyokeres dhe për Arsenal që sapo e ka blerë dhe rrezikon ta humbasë për shkak të problemeve të lindura mbi mënyrat e transferimit të tij në Londër: sulmuesi ish-Sporting Lisbona është përfshirë në një çështje ligjore të profilit të lartë në Suedi, ku agjenti i tij Hasan Cetinkaya është akuzuar se ka pasur lidhje me banda kriminale, të cilat kanë tentuar një shantazh ndaj një të afërmi pasi ishte përhapur lajmi se agjenti kishte marrë një përqindje nga marrëveshja e merkatos.

Procesi kundër menaxherit të Gyokeres në Suedi

Muajin e kaluar u përhap lajmi se policia suedeze po hetonte mbi një çështje shumë pranë figurës së Hasan Cetinkaya, menaxher sportiv, agjencia e të cilit, HCM Sports Management, ishte denoncuar për afërsi me aktivitete kriminale pasi ishin qëlluar disa të shtëna me armë zjarri kundër banesës së një të afërmi të Cetinkaya, pranë Stokholmit. Dyshimi kryesor nga ana e forcave të rendit suedeze është se incidenti mund të jetë i lidhur drejtpërdrejt me transferimin e Gyokeres te Arsenal, pas të cilit i afërmi ishte mburrur se kishte marrë një përqindje.

Për Viktor Gyokeres asnjë akuzë: vetëm dëshmitar për mbrojtjen

Gyokeres nuk akuzohet për asgjë, por është thirrur në Gjykatën e Stokholmit si palë në proces dhe indirekt i përfshirë në çështjen rreth kalimit të tij veror nga Sporting te Arsenal. Gyokeres është thirrur të dëshmojë në hetimin në favor të Cetinkaya, menaxheri më i madh i futbollit në Suedi, dhe i shoqërisë së tij, duke mohuar që njerëz të lidhur me krimin e organizuar janë përfshirë me disa transferime futbolli, mes të cilave edhe i tij. Një çështje me bujë shumë të madhe mediatike në Suedi dhe që do të hapë procesin në fillim të shkurtit 2026.

Gyokeres në gjyq në shkurt: cilat dhe sa ndeshje do të humbasë

Gjatë atij periudhe, Arsenal do të luajë dy ndeshje të Premier League, kundër Sunderland në shtëpi dhe kundër Brentford në transfertë. Nuk dihet nëse disponueshmëria e Gyokeres do të ndikohet nga pjesëmarrja e tij në çështje dhe për rrjedhojë nuk do të mund t’u përgjigjet thirrjeve të teknikut Arteta, i cili aktualisht renditet në vendin e tretë në klasifikim me 6 pikë pas 3 ndeshjesh. Gyokeres deri tani ka marrë pjesë në të gjitha ndeshjet e “Gunners”, duke shënuar një dygolësh kundër Leeds.

sfidanti.al