Neymar humbet Brazilin

Nejmar duket sikur është i mallkuar pasi dëmtimet nuk i ndahen. Sipas njoftimit të Santos në orët e fundit, braziliani vuan nga ënjtja e kofshëve për të cilën do të fillojë trajtimin, gjë që do ta mbajë jashtë seancave të ardhshme stërvitore.

33-vjeçari tani rrezikon të humbasë vendin e tij në skuadrën e Brazilit për ndeshjen e shtatorit. Sipas OGlobo, nesër, trajneri Karlo Ançeloti do të shpallë skuadrën e tij për ndeshjet kundër Kilit dhe Bolivisë, dhe O’Ney mund të mos përfshihet. Ky problem i fundit me lëndimin mund të shuajë plotësisht shpresat e Nejmarit për t’u rikthyer në ekipin kombëtar brazilian pas një mungese shumë të gjatë.Nëse ai merr ftesën e Ançelotit, kjo do të thotë që trajneri italian ka besim të plotë tek ai përpara Kupës së Botës 2026. Ndërkohë, Santos po kryqëzon gishtat dhe shpreson ta ketë brazilianin përsëri në kohë për ndeshjen kundër Fluminense.