Neymar, përballje e tensionuar me tifozët e Santos

Tifozët e Santos, të zhgënjyer për momentin e tmerrshëm që po kalon skuadra në kampionatin brazilian, u futën në qendrën stërvitore dhe patën një ballë për ballë plot tension me lojtarët. Njëri në veçanti, ai në qendër të kontestimit, ishte përpara të gjithëve: Neymar. “Ti je ylli… dhe nëse ti qan, imagjino të gjithë ne!”, ishte një nga frazat e thëna në mënyrë të ashpër, fare pranë fytyrës së ish-lojtarit të Barcelona dhe Paris Saint-Germain. Dhe nuk ishte as e vetmja, me një sfond të shoqëruar nga kori fyese.

Disa video të shpërndara në rrjetet sociale dëshmojnë përballjen që torcida “pretendoi” për të protestuar, për të dhënë një tronditje, për të ulëritur gjithë pakënaqësinë për një sezon që mori një drejtim krejt tjetër dhe jashtëzakonisht të rrezikshëm në krahasim me pritjet. Humnera e zonës së rënies është aty, vetëm një hap larg, mjafton një tjetër hap fals për t’u tërhequr brenda. Dhe humbja e pësuar në shtëpi 0-6 kundër Vasco da Gama (një tjetër formacion në prag) pati një efekt shkatërrues. “Ajo që bëni nuk mjafton, nuk mund të mjaftojë”, thotë me zë të lartë një nga përfaqësuesit e tifozerisë së organizuar i njohur me emrin La Torcida Jovem.

Qortimi është i ashpër, Neymar dëgjon në heshtje. Ai tenton një justifikim (“po përpiqemi të bëjmë të pamundurën për të dalë nga kjo situatë”) por nuk arrin as të mbarojë fjalinë që menjëherë i kundërshtohet: “Ti je ylli i skuadrës, apo jo? Ti je një nga futbollistët më të mirë në botë, apo jo? Atëherë nëse ti qan… provo të imagjinosh si ndihemi ne tifozët!”. Referenca është ndaj lotëve në fushë të lojtarit që në fund të ndeshjes, i zhgënjyer për turpin, doli me fytyrën e mbuluar nga fanella dhe dukshëm i hidhëruar për mënyrën si kishin shkuar gjërat. Në dhomat e zhveshjes tha: “Tifozët kanë gjithë të drejtën të na ofendojnë”. Dhe kështu ndodhi, në dritën e kaosit të shpërthyer në selinë e klubit.

sfidanti.al