Giuseppe Marotta bëhet edhe aksioner i Interit

Giuseppe Marotta, të cilit iu besua posti i presidentit të klubit të Interit në Asamblenë e Ortakëve të mbajtur më 4 qershor të 2024-ës, tani është edhe aksioner i shoqërisë me gati 2%.

Ky hap mes tij dhe fondit amerikan “Oaktree” tregon se bashkëpunimi mes tyre do të jetë për një kohë të gjatë. Invetimi i bërë nga Marotta është një sinjal i fortë që jep presidenti, i cili i beson projektit zikaltër.


sfidanti.al