Boksieri shqiptar rrahu në Zyrih djalin e kriminelit serb Arkan

Boksieri shqiptar nga Kumanova, Astrit Sejdi ka rrahur në mes të Zyrihut djalin e kriminelit serb Arkanit, Veljko Raznatovic. Ai tha për “TCh” se ai nisi të provokonte dhe më pas janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Sejdi u shpreh se është shoqëruar në rajonin e policisë në lidhje me ngjarjen dhe më pas është lënë i lirë. “Ditën e djeshme në orën 17:00, jemi takuar rastësisht, kishte veshur një bluzë të Putinit dhe të babait të vet dhe unë si shqiptar i mllefos, edhe ai kishte qene boksier s’e kam dit, jemi përlesh.

Për fat të mirë ka qenë një përleshje fizike shumë e rëndë ndaj atij, jemi takuar rastësisht, ai ka qenë me disa shokë, jemi ballafaquar.

Ai nisi të provokojë, ne si shqiptarë jemi gjaknxehtë. Po puthte bluzën e vet, për shqiptarët s’ka vend, s’e di në gjuhën e tyre, provokonte.

Edhe policia e ka kuptuar se kemi konflikt me Serbinë, kam dhënë deklaratë dhe jam liru. Nuk e di nëse është shoqëru ai”, tha ai. Arkani (Željko Ražnatović) është një figurë e njohur ushtarake dhe kriminale serbe gjatë viteve 1990. U bë i famshëm si udhëheqës i “Tigrave të Arkanit”, një njësi paraushtarake serbe që veproi gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Ai u akuzua për krime lufte, përfshirë vrasje, dëbime të popullsisë dhe mizori ndaj civilëve jo-serbë. Ishte gjithashtu i përfshirë në botën e krimit të organizuar (vjedhje, grabitje bankash, kontrabandë).

Arkani u vra në vitin 2000 në hotelin “InterContinental” në Beograd, në një atentat.

sfidanti.al