Pavarësisht se ka shpenzuar 300 milionë euro deri tani këtë merkato, Liverpool tregoi dje se ende nuk është gati për sezonin e ri. Ekipi i drejtuar nga Arne Slot humbi pas penalltive në finalen e Community Shield ndaj Crystal Palace. Problemi kryesor duket se është në repartin e mbrojtjes. Dobësitë e treguara nga Virgil van Dijk dhe Ibrahim Konate në ndeshjen e fundit kanë nxjerrë në pah nevojën për të nënshkruar një qendërmbrojtës të nivelit të lartë. Prej kohësh, Liverpooli ka ndjekur Marc Guehi, por Crystal Palace ka kërkuar një shifër rekord për transferimin e tij dhe klubi i kuq është tërhequr nga gara për anglezin.
Në këtë situatë, Liverpool i është rikthyer interesimit mbi Ronald Araujo, të cilin e kanë kërkuar edhe më parë, sipas raportimeve nga mediat angleze. Edhe pse mbrojtësi uruguaian ka shprehur vazhdimisht dëshirën dhe qëndrimin për të vazhduar me Barcelonën, një ofertë e mirë ekonomike mund të ndryshonte situatën. Barcelona është ende në vështirësi financiare dhe shitja e Araujo-s mund të ishte një zgjidhje e mirë nga ana ekonomike. Plani i ekipit anglez është të paraqesë një propozim afër 60 milionë euro, një shifër që ata e konsiderojnë të mjaftueshme për të tunduar Barcelonën.
sfidanti.al