Lajme të këqija për Barcelonën vetëm pak ditë para Trofeut Joan Gamper. Klubi Blaugrana ka njoftuar zyrtarisht dëmtimin e Robert Lewandowski-t, duke e lënë atë të padisponueshëm për ndeshjen e së dielës kundër Comos, e planifikuar për në orën 21:00 në stadiumin Johan Cruyff. Sulmuesi polak pësoi një dëmtim në kofshë gjatë seancës stërvitore të së premtes në Ciudad Deportiva.
“Robert Leëandoëski ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë. Ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e së dielës dhe evolucioni i dëmtimit do të përcaktojë disponueshmërinë e tij në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e katalanasve.
Trajneri Hansi Flick ka vendosur të mos marrë asnjë rrezik, veçanërisht duke pasur parasysh debutimin e tij në La Liga, i planifikuar për javën e ardhshme kundër Mallorca në Son Moix. Qëllimi është që Lewandowski të jetë i gatshëm për atë ndeshje dhe, për ta bërë këtë, vendimi më i mençur është të bëjë një pushim tani.
sfidanti.al